Cookies
Uebfaqja jonë përdor vetëm "cookies" që janë teknikisht të nevojshme.
Gjërat që duhet t’i dini
E rëndësishme në lidhje me “cookies” që ne përdorim
Uebfaqja jonë përdor vetëm "cookies" që janë teknikisht të nevojshme.
"Cookies" që janë teknikisht të nevojshme janë fajlla të vegjël që janë të nevojshëm për funksionet bazë të uebfaqes. Ato përdoren për të siguruar që uebfaqja të shfaqet në mënyrë të duhur, të funksionojë teknikisht dhe që nivelet përkatëse të komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të duhur. Ju mund t'i bllokoni ose t'i fshini këto "cookie", por më pas rrezikoni që disa pjesë të uebfaqes të mos funksionojnë siç duhet.
Regjistrimi në serverin e uebit
Sa herë që një përdorues hyn në uebfaqen tonë dhe sa herë që një fajll nxirret ose tentohet të nxirret nga serveri, të dhënat rreth këtij procesi ruhen në një regjistër të fajllave (ang. "log file"). Për ne nuk është drejtpërdrejt e dallueshme se cili përdorues i ka kërkuar cilat të dhëna. Ne gjithashtu nuk përpiqemi ta mbledhim këtë informacion. Kjo do të ishte e mundur vetëm në raste të rregulluara ligjërisht dhe me ndihmën e palëve të treta (p.sh. ofruesit e shërbimeve të internetit). Në mënyrë të detajuar, regjistrimi i mëposhtëm i të dhënave ruhet për çdo nxjerrje: IP adresa, emri i fajllit të shkarkuar, data dhe ora e shkarkimit, sasia e të dhënave të transferuara, mesazhi nëse shkarkimi ishte i suksesshëm apo jo dhe mesazhi se përse shkarkimi mund të ketë dështuar, emri i ofruesit tuaj të shërbimit të internetit, sistemi operativ (nëse është e aplikueshme), softueri i shfletuesit të kompjuterit tuaj dhe uebfaqja nga e cila po na vizitoni. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale është interesi ynë legjitim (në përputhje me nenin 6 (1) (f) GDPR dhe nenin 5 të Ligjit nr. 06/L–082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo është për të zbuluar, parandaluar dhe hetuar sulmet në uebfaqen tonë.
Krahas kësaj, ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në raste të veçanta në bazë të interesave tona legjitime ose të palëve të treta të legjitimuara për procedurat ligjore ose në emër të autoriteteve të autorizuara ligjërisht ose gjykatave. Ne përgjithësisht ruajmë të dhëna për një periudhë prej tre muajsh për të garantuar sigurinë e ballinës sonë. Një ruajtje më e gjatë bëhet vetëm për aq sa është e nevojshme për të hetuar sulmet e përcaktuara në uebfaqen tonë ose për të ndjekur pretendime ligjore.
Për qëllimet e lartpërmendura, të dhënat tuaja personale i përpunojmë përmes ofruesve të mëposhtëm të shërbimeve: Raiffeisen Informatic GmbH, GRZ IT Center GmbH, Raiffeisen Informatic Center Steiermark GmbH.
Raiffeisen Web Analytics
Kjo uebfaqe përdor softuerin "Raiffeisen Web Analytics" për analiza anonime të përdorimit të uebfaqes. IP adresa juaj do të bëhet anonime për qëllime analize duke fshirë 8 bitet e fundit menjëherë pasi të realizohet qasja në një uebfaqe. Për këtë qëllim përdoren "cookies" të cilat mundësojnë një analizë të përdorimit të uebfaqes nga përdoruesit. Përmes vlerësimit të këtyre të dhënave mund të fitohen njohuri të vlefshme për nevojat e këtyre përdoruesve. Këto njohuri kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së ofertës sonë. Ju mund ta parandaloni këtë duke konfiguruar shfletuesin tuaj në një mënyrë që të mos ruhet asnjë "Cookie".
Nga të tjerët ne mbledhim të dhënat e mëposhtme: uebfaqet e vizituara, datën dhe orën e vizitës, kohëzgjatjen e qëndrimit, versionin e shfletuesit, rezolucionin e ekranit, sistemin operativ, vendin dhe referuesin, kjo është faqja e vizituar më parë nga e cila është realizuar qasja një faqe.
GRZ IT Center GmbH vepron si ofrues i shërbimit të TI-së për ne, duke përpunuar të dhënat tuaja vetëm brenda fushëveprimit të ofrimit të shërbimeve.