Platëforma e Raiffeisen Tech
Gjërat që duhet ti dini
Raiffeisen Tech Kosova është degë e Raiffeisen Tech GmbH në Austri, e themeluar si entitet ligjor më 1 korrik 2024. Megjithatë, ajo operon që nga viti 2014, kur filloi si njësi brenda Bankës Raiffeisen ne Kosove me ofrimin e shërbimeve te TI-së për Raiffeisen Bank International.
Raiffeisen Tech Kosova është e specializuar në fushën e inxhinierisë softuerike dhe të të dhënave, shërbime të cilat i ofron për RBI dhe rrjetin e saj të bankave. Gjithashtu, RTECH ofron sherbime te sigurisë së informacionit dhe te menaxhimit te sherbimeve te TI-se. Kompania gjithashtu ka ekspertizë në zhvillimin me kod të ulët duke përdorur platforma si Archer, Appian, dhe MS Power Platform.
Që nga viti 2014, RTECH Kosova ka krijuar shumë zgjidhje softuerike dhe te te dhenave, që kanë përmirësuar shërbimet e klientëve për RBI dhe bankat e rrjetit. Kompania gjithashtu ka zhvilluar platformen per menaxhim te proceseve per Qeverisje, Rrezik, Siguri dhe Përputhshmëri per tere grupin duke përdorur Archer dhe ka krijuar Qendrën e Operacioneve të Sigurisë së grupit.
Ne po zgjerojmë vazhdimisht ekipin dhe shërbimet tona, me synimin për të arritur në mbi 150 profesionistë brenda dy viteve të ardhshme.