Skip to main content

Shtojca – Lista e Informacioneve Personale

LISTA DHE KATEGORITË E TË DHËNAVE PERSONALE QË PËRPUNOHEN

Të dhënat bazë personale: 

Emri dhe mbiemri, numri personal, adresa e përhershme e vendbanimit, data e lindjes, kombësia, numri i dokumentit identifikues dhe autoriteti lëshues. Informacioni mbi gjininë mblidhet sa herë që tregohet në dokumentin identifikues, përndryshe ju mund të na e ofroni atë në diskrecionin tuaj, në mënyrë që të lehtësohet komunikimi me ju. Ne e kemi për detyrë të mbledhim të dhënat bazë personale në mënyrë që të zbatojmë një kontratë ose të përpunojmë një aplikacion për lidhjen e kontratës. 

Të dhënat socio-demografike dhe të punësimit, të tilla si: 

Emri i lindjes (mbiemri), statusi martesor, të ardhurat e rregullta mujore, burime të tjera të të ardhurave, kualifikimi/titulli profesional, kualifikimi profesional, të dhënat profesionale,vitet e përgjithshme të shërbimit, punëdhënësi.

Informacion lidhur me marrëdhëniet tona të biznesit, për shembull:

Detajet lidhur me urdhërpagesat e inicuara dhe të ekzekutuara, llogaritë e pagesave,) dhe çdo lloj tjetër marrëdhënie biznesi.

Informacioni kontaktues: 

Numri i telefonit (fiks, celular), e-mail, adresë korrespondence/postare, nëse ndryshon prej adresës së banimit. Ne kërkojmë informacionin e kontaktit me qëllim të kontaktimit te kandidatëve /kontraktorëve përmbushjes së detyrimeve ligjore lidhur me njoftimin e klientëve me të cilët kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale.