Skip to main content
eCase Team in a picture together eCase is a cutting-edge investigation case management platform developed on the Appian platform.

CASE STUDY: eCase

Empowering Case Management

Rreth projektit dhe produktit

eCase është platformë e avancuar e menaxhimit të rasteve të hetimit, e zhvilluar në platformën Appian. eCase revolucionarizon procesin e dokumentimit të monitorimit të transaksioneve, duke siguruar efektivitet dhe efikasitet. Platforma ofron transparencë të pashembullt në lidhje me hetimet, rrjedhën e procesit dhe menaxhimin e portofolit të klientëve.

Koha, mënyra

Mjedisi me kod të ulët i Appian përshpejton zhvillimin e eCase, duke shfrytëzuar aftësitë e saj të fuqishme të BPM-së për t’i thjeshtësuar rrjedhat e punës së hetimit. Integrimi pa probleme me sisteme të ndryshme siguron grumbullim gjithëpërfshirës të të dhënave, ndërsa arkitektura e shkallëzueshme e Appian garanton performancë edhe me vëllime të rritura të transaksioneve. Veçoritë e sigurisë si kontrolli i qasjes së bazuar në role dhe kriptimi i të dhënave ruajnë integritetin e të dhënave në eCase, duke e bërë Appian një platformë ideale për ndërtimin e aplikacioneve të personalizuara të sigurta dhe efikase. eCase fokusohet në përmirësimin e menaxhimit të rasteve të hetimit dhe përfshin veçori të AI-së për t’i përmirësuar më tej aftësitë e saj.

Në Raiffeisen Tech, i japim prioritet klientit, ku me bashkëpunimin e tyre arrijmë te gjenerojmë veçori dhe ide inovative.

Qasja jonë – si e krijuam produktin

Në Raiffeisen Tech, përkushtimi ynë duke pasur përdoruesin në qendër është i palëkundur. Me eCase, ne mbështesim metodologjitë Agile, duke nxitur bashkëpunimin dhe përshtatshmërinë gjatë zhvillimit. Ne shfrytëzojmë praktikat më të avancuara si Design Sprints, duke fuqizuar ekipin dhe klientët tanë që të krijojnë prototipe dhe përsërisin proceset me shpejtësi.

Duke i dhënë përparësi informatave kthyese (feedback) dhe përsëritjeve të proceseve (iteration) nga ana e përdoruesve, ne sigurojmë që eCase evoluon në mënyrë dinamike, duke i përmbushur kërkesat gjithnjë në ndryshim të përdoruesve tanë.

Bashkëpunimi është çelësi

Bashkëpunimi drejton qasjen tonë ndaj zhvillimit të eCase. Në përputhje me vizionin tonë strategjik, ne e përmirësojmë vazhdimisht eCase duke integruar informata kthyese të paçmueshme nga përdoruesit, veçanërisht nga ekipi ynë i pajtueshmërisë, që hetojnë rastet. Procesi ynë Agile siguron lëshime të rregullta pas çdo sprint-i, duke mbajtur ritmin me kërkesat në zhvillim. Frymëzuar nga përkushtimi ynë ndaj inovacionit, ne e kemi emërtuar me vend sistemin eCase, duke simbolizuar rolin e tij qendror në lehtësimin e rrjedhave efikase të punës dhe hetimeve të pajtueshmërisë.

Rezultatet e matshme me eCase

  • Vështrim i paparë: Fitimi i një pamjeje gjithëpërfshirëse në 360 shkallë të çështjeve të pajtueshmërisë, duke konsoliduar të gjithë kërkimin e përdoruesve në një mjet të fuqishëm.
  • Ekipe të fuqizuara: Pajisja e menaxherëve, zyrtarëve dhe profesionistëve të tjerë të ekipit të pajtueshmërisë me mjetet për të transmetuar, ndarë dhe për t’u qasur në mënyrë efikase në të dhënat përkatëse, duke përmirësuar bashkëpunimin dhe vendimmarrjen.
  • Qasje pa probleme: Navigimi pa mundim nëpër informacionin e pasur, duke siguruar qasje të shpejtë në të dhënat kritike për veprime të bazuara në informata dhe procese të thjeshtësuara.

Get in touch to understand eCase better

Produkte të tjera që mund t'ju interesojnë

Zbulo më shumë rreth projektëve dhe produktëve në të cilat jemi duke punuar aktualisht.

Apex team togeteher in a picture Apex is a comprehensive solution designed to facilitate efficient and reliable data transfers.

Apex

Apex është një zgjidhje e projektuar për të lehtësuar transferimet efikase dhe të besueshme të të dhënave.