Rregullat për Trajtimin e të Dhënave Personale
I gjithë informacioni që duhet të dini rreth trajtimit të të dhënave personale.
1. INFORMACIONET PERSONALE DHE PËRFITIMET NGA TO
A. TË DHËNAT TUAJA JU BËJNË UNIK
Informacionet tuaja personale janë ato që ju bëjnë unik dhe nëpërmjet tyre ne mund t’ju dallojmë nga të tjerët, p.sh. emri dhe mbiemri, PIN-i, adresa, punësimi dhe të ardhurat (për ata që janë më kureshtarë, lista e plotë gjendet në Shtojca – Lista e Informacioneve Personale
B. MBLEDHJA E TË DHËNAVE
Ne i marrim informacionet personale drejtpërdrejt nga ju (p.sh. gjatë kontraktimit të shërbimeve)
Për shembull, gjatë kontraktimit të një marrëveshjeje, ne do të kërkojmë nga ju letërnjoftimin dhe të dhënat tjera.. Kjo na siguron neve, po ashtu edhe juve, se askush nuk mund të disponojë të drejtat tuaja në emrin tuaj.
C. QASJA NË TË DHËNA
Ju mund të kërkoni qasje në informacionet tuaja personale dhe të kërkoni apo të lejoni qasjen në informacione edhe për personat tjerë në çdo kohë. Në disa raste specifike, ne mund t’iu lejojmë qasjen edhe personave tjerë.
Ne kërkojmë nivelet më të larta edukatës, mbrojtjes dhe diskrecionit nga të gjithë personat që mund të vijnë në kontakt me informacionet tuaja dhe të cilët mund të jenë të punësuar nga anëtarë tjetër të grupit.
Më poshtë janë paraqitur disa raste kur edhe personave tjerë iu lejohet qasja në informacionet tuaja. Për shembull, kur kërkesat biznesore e bëjnë të domosdoshme këtë (p.sh. për partnerët kontraktualë që i përpunojnë të dhënat për ne) dhe në rast të ndonjë interesi tjetër të ligjshëm.
Kjo mund të përfshijë qasjen që i lejohet anëtarëve të grupit Raiffeisen në vend dhe në shtetet anëtare të BE-së me qëllim të krijimit të bazës së përbashkët të të dhënave të klientëve, me anë të së cilës ne përmbushim interesin e përbashkët të ligjshëm të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të mashtrimeve dhe zgjidhjes së ankesave në përfitim të të gjithë atyre që janë të përfshirë.
D. RUAJTJA E TË DHËNAVE “TË MENÇURA” (SMART)
Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale në Raiffeisen Tech në masën që është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin mblidhen apo përpunohen më tej. Pas përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale fshihen në mënyrë të përhershme, fshihen në mënyrë të përkohshme, shkatërrohen, bllokohen apo anonimizohen, përveç nëse parashihet ndryshe me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme 2016/679 të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe ligje tjera në fuqi.
E. SHFRYTËZIMI I TË DHËNAVE SMART PËR MË SHUMË MUNDËSI TË MIRA
Shfrytëzimi i bazave të tilla digjitale të të dhënave dhe përpunimit të avancuar automatik të të dhënave mund të rezultojë me oferta të shpejta të përshtatura – qofshin këto oferta plotësisht të reja apo ndryshime në ato ekzistuese. Prandaj, nëse jeni nga ata që dëshirojnë të marrin oferta relevante individuale për pozita të hapura të punësimit këtë mund ta keni shumë lehtë në dispozicionin tuaj. Vetëm aktivizoni pëlqimet për komunikim më të mirë (në dispozicion te pozitat e postuara). Aktivizimi i këtyre pëlqimeve na lejon t’ju mbrojmë juve dhe t’ju kursejmë kohën nga ofertat që ndoshta do të ishin më pak tërheqëse për ju. Normalisht, pëlqimin mund ta kontrolloni apo tërhiqni në çdo kohë dhe për këtë gjeni detajet në paragrafin e mëposhtëm.
2. JU I KONTROLLONI INFORMACIONET TUAJA
A. KONTROLLONI TË DHËNAT TUAJA
Të gjitha informacionet tuaja personale që ne (apo anëtarët tonë) i përpunojmë, si dhe informacionet mbi mënyrën e përpunimit dhe atë se me ndihmën e kujt i përpunojmë, janë absolutisht në dispozicionin tuaj në çdo kohë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë me shkrim nëpërmjet email-it dpo.kosovo@raiffeisen-tech.com.
Informacionet tuaja personale mund t’ju dërgohen juve apo ndonjë personi të cilin e caktoni. Për më tepër, mund të kërkoni që nga baza jonë qendrore e të dhënave t’ju dërgojmë të gjitha informacionet tuaja personale që na i keni dhënë në formë digjitale apo në kopje fizike (për kopjen e parë ne i bartim shpenzimet, ndërsa të tjerat janë me pagesë), cilado që ju përshtatet më mirë. Normalisht, është përgjegjësi vetëm e juaja se si i trajtoni informacionet personale që i keni marrë nga ne.
B. NDRYSHONI TË DHËNAT TUAJA
Përveç dhënies së të gjitha informacioneve tuaja personale, me kërkesën tuaj ne do të modifikojmë çfarëdo të dhëna tuaja personale (përmes dhënies së dokumentit që mbështet saktësinë e të dhënave).
Për më tepër, me Ligjin nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Republikën e Kosovës, ju obligoheni që t’i përditësoni të dhënat tuaja personale në objektet e bankës kur kërkohet nga ju.
C. KUNDËRSHTIMI I SHFRYTËZIMIT TË TË DHËNAVE TUAJA NGA NE
Si klient i yni, ju e keni privilegjin që ne t’ju përpunojmë informacionet tuaja në mënyrë që t’ju japim ofertën më të mirë të mundshme, më përfituese dhe në kohën më të mirë të mundshme. Megjithatë, nëse në çfarëdo kohe ndjeheni që me përpunimin e të dhënave tuaja ne i kemi rrezikuar të drejtat apo liritë tuaja, mos hezitoni të kundërshtoni, mundësisht me shkrim nëpërmjet: dpo.kosovo@raiffeisen-tech.com.
Nëse mendoni që përpunimi i informacioneve tuaja është i paligjshëm, ju mund të kërkoni kufizimin e përpunimit (deri sa të përcaktojmë së bashku saktësinë dhe ligjshmërinë e përpunimit) dhe kundërshtimin tuaj mund ta paraqisni edhe tek Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
D. KËRKESA PËR FSHIRJEN E PËRHERSHME TË TË DHËNAVE TUAJA
Informacionet tuaja personale ju mundësojnë të pranoni më shumë nga ne. Megjithatë, është e drejtë e juaja që të kërkoni që të gjitha të dhënat tuaja të fshihen në mënyrë të përhershme. Fatkeqësisht, fshirja e përhershme e të dhënave jua mohon juve të drejtën që të merrni ofertë me relevante, të individualizuar (apo, ju i eliminoni përparësitë që i jep pëlqimi). Në këtë rast, informacionet tuaja personale do të fshihen menjëherë pas skadimit të periudhës brenda së cilës ne jemi të obliguar që t’i mbajmë të dhënat tuaja.
Në raste të jashtëzakonshme, kur një dispozitë ligjore kufizon fshirjen e përhershme të të dhënave, ne jemi të obliguar që t’i mbajmë informacionet.
3. INFORMACIONI JUAJ ËSHTË I SIGURT
A. Informacionet dhe praktikat më të mira të sigurisë kibernetike
Informacionet sigurohen duke i aplikuar praktikat më të mira të dëshmuara në industri (p.sh. enkriptimi i të dhënave, anonimizimi i të dhënave, kontrolli i qasjes, etj.).
Për më tepër, qasja në informacionet tuaja iu jepet vetëm atyre punëtorëve që i përdorin ato vetëm për përmbushjen e qëllimit për të cilin përpunohen të dhënat në rend të parë (p.sh. procesim të aplikacionit, zbatim të marrëveshjes, për t’ju kuptuar më mirë juve si klient dhe për t’ju ofruar shërbim më të mirë). Të gjithë punëtorët janë të trajnuar në mbrojtjen e sigurisë së të dhënave (si dhe i dinë pasojat që ata bartin personalisht për shkeljen e rregullave tona strikte të sigurisë). Me pak fjalë, të dhënat sigurohen nga çfarëdo qasje, modifikim, fshirje e përhershme dhe përpunim i paautorizuar.
4. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
A. KY INFORMACION ËSHTË NË DISPOZICION TË PUBLIKUT
Të gjitha informacionet e përfshira në këtë dokument iu jepen të gjithë klientëve/aplikantëve nga të cilët i mbledhim të dhënat, por edhe klientëve/aplikantëve të dhënat e të cilëve i kemi marrë nga burime tjera.
B. INFORMACIONET E PËRGJITHSHME DHE PËRKUFIZIMET
Ju – Në këtë dokument ju kemi drejtuar juve si person
Ne, iu kemi drejtuar Raiffeisen Tech
A keni ndonjë pyetje tjetër lidhur me të dhënat personale? Mos hezitoni të pyesni në: dpo.kosovo@raiffeisen-tech.com